Një qen robot ruan Pompein

Shpërndaje lajmin

Siguria e qytetit të lashtë të Pompeit i është besuar teknologjisë moderne. Një qen robot i quajtur Spot do të kontrollojë rrugët dhe tunelet.
Spoti do të ndihmojë në identifikimin e problemeve strukturore të qytetit dhe mbledhjen e të dhënave mbi nevojat e godinave antike.
Roboti, i dizajnuar nga kompania amerikane “Boston Dynamics”, do të patrullojë Pompein gjatë orëve të natës. I pajisur me një kamera 360-gradëshe, Spoti do të mbrojë edhe rrugët e qytetit nga hajdutët e artefakteve, të cilët rrezikojnë strukturën e vjetër duke gërmuar tunele.
Por Pompei do të ketë edhe një sy në qiell, një skaner lazeri në gjendje të kryejë në mënyrë autonome skanime 3D të rrënojave dhe të ndihmojë Spotin në detyrën e tij.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Robotët në zbulim të Pompeit, si po përdoret teknologjia digjitale 3D për të zbuluar afresket
Kafka e gjetur në Pompei, provë se greqishtja është përdorur në Romën e lashtë
The post Një qen robot ruan Pompein first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.