Një qytetar e ther veten me thikë para objektit të Qeverisë

Shpërndaje lajmin

Të hënën, një person dyshohet se është vet therur me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Daut Hoxhaj,
Ai ka thënë se rastin ka ndodhur rreth orës 14 e 30.
“Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes”.
“Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar veten me një mjet të mprehtë (thikë)”, deklaroi ai.
Tutje tha se është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.