April 15, 2021

Një super talent del i lirë në verë, Barcelona e Real Madrid në sprint për të

Shpërndaje lajmin

Fabio Blanco është sensacioni i radhës në Spanjë dhe klube të mëdha në mbarë Europën janë vënë pas tij. Vetëm 17 vjeç ai ka treguar aftësi të mëdha dhe ka mrekulluar Barcelonën, Realin, Juventusin, Milanin dhe Manchester United.

Sulmuesi i majtë është në pronësi të Valencias, por i përfundon kontrata në verë dhe klubet e mëdha kanë mësyrë për t’i bërë një ofertë sa më të mirë babait të tij për ta bindur.

Nga ajo që raportohet Barcelona dhe Real Madrid janë dy favoritët për ta afruar. Blanco është pjesë e kombëtareve të moshave të Spanjë dhe konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në Spanjë. Blanco ka specialitet krahun e djathtë të sulmit dhe është shumë teknik e i shpejtë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *