September 25, 2021

Një tjetër linjë e re ajrore i shtohet Shqipërisë

Shpërndaje lajmin

Mësohet se nga data 6 Gusht 2021, qytetarët do të kenë mundësi të udhëtojnë me fluturim direkt nga Shqipëria drejt Bullgarisë, transmeton albinfo.ch.

Ministria e Jashtme njofton se linja ajrore “GullivAir” do të kryejë fluturimin e parë inaugurues Bullgari-Tiranë më datë 1 Gusht.

Theksohet se më datë 6 Gusht do të jetë fluturimi i parë me pagesë për qytetarët. Ministria informon se javën e ardhshme pritet të lancohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim.

Në periudhën 6 Gusht – 15 Shtator, kompania do të operojë një herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 Shtator do të operojë dy herë në javë, të premten dhe të dielën.

Udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 Gusht – 28 Shtator 2021. Kompania Gullivair synon gjithashtu të mundësojë fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *