Një viktimë nga COVID, infektimet mbeten të larta

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në Shqipëri.
Një person ka humbur jetën për shkak të infektimit me COVID, ndërsa numri i të infektuarve mbetet i lartë.  Nga 2,245 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 962 qytetarë.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 6,189 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë.
416 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (9 Korrik 2022)
Raste të reja ditore               962
Të shëruar në 24 orë             416
Të shtruar në spitale               33
Humbje jete në 24 orë              1
Testime ditore                     2245
Testime totale              1,865,425
Raste pozitive                 287,694
Raste të shëruara             277,992
Raste Aktive                        6,189
Humbje jete                         3,513
LEXONI GJITHASHTU

Greqia vendos rregulla të reja për turistët e infektuar me COVID
Dy viktima nga COVID, mbetet i lartë numri i të infektuarve

Leave a Reply

Your email address will not be published.