Një viktimë nga COVID, ulet numri i të infektuarve

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në Shqipëri.
Një person ka humbur jetën për shkak të infektimit me COVID, ndërsa numri i të infektuarve ka pësuar ulje. Nga 776 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 290 qytetarë.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 6,030 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë.
448 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 278,440 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Korrik 2022)
Raste të reja ditore                290
Të shëruar në 24 orë              448
Të shtruar në spitale                34
Humbje jete në 24 orë               1
Testime ditore                        766
Testime totale               1,866,191
Raste pozitive                  287,984
Raste të shëruara              278,440
Raste Aktive                        6,030
Humbje jete                         3,514
LEXONI GJITHASHTU

Greqia vendos rregulla të reja për turistët e infektuar me COVID
4 vende europiane që kanë në fuqi rregullat anti-Covid në kufi

Leave a Reply

Your email address will not be published.