Një vit nga shpërthimi i koronës – Italia përkujton mjekët dhe infermierët

Share

coronavirusi itali 280x280 1

Një vit pasi janë bërë të njohura rastet e para të koronavirusit në Lombardi, Italinë veriore, politikanët dhe shoqatat në Itali u kanë kushtuar një ditë punonjësve të shëndetit, shkruan srf.ch.

Që prej përhapjes së virusit corona, është provuar se kemi të bëjmë me një kërcënim të shkallës së gjerë, ka thënë të shtunën presidenti  i Italisë, Sergio Mattarella.

Shumë punonjës janë infektuar me virusin dhe shumë prej mjekëve dhe personelit infermieror kanë rënë viktima të tij, transmeton albinfo.ch.

“Kjo ditë u kushtohet kryesisht atyre”, ka thënë Mattarella. Investimi në sistemin kombëtar shëndetësor është mënyra më e mirë për të falënderuar të gjithë ata që kujdesen për ne çdo ditë, ka shkruar Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza në një postim në Facebook


Share

Komente