April 15, 2021

Një vit pas tërmetit në Zagreb, rindërtimi ende në pritje

Shpërndaje lajmin

Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative.

Një vit pasi një tërmet i fuqishëm la të pastrehë mijëra njerëz në Zagreb, viktimat janë të shqetësuar dhe të irrituar që puna e rindërtimit nuk ka filluar ende.

Zagrebi, kryeqyteti i Kroacisë. Foto: Wikipedia.

Një vit pasi Zagrebi u zgjua me skena kaosi nga një tërmet me magnitudë 5.5, rindërtimi nuk ka filluar as pavarësisht një ligji për rindërtim pas tërmetit që hyri në fuqi shtatorin e kaluar,

Shumë qytetarë janë të zemëruar dhe të dëshpëruar. “Morëm vetëm një tufë me premtime dhe një ligh që kishim gjashtë muaj që e prisnim. Që atëherë e deri më sot, po vazhdojmë të përpiqemi tëë merremi me shtrirjen dhe kompleksitetin e ligjit”, tha për BIRN Vesna Blaskovic, nga shoqata e themeluar së fundmi SOS Zagreb.

SOS Zagreb po kërkon shpejtësi, drejtësi, transparencë dhe më pak burokraci në punën e rindërtimit pas tërmetit.

Blaskovic ka njohuri të situatës sepse menjëherë tërmetit ajo krijoi një grup në Facebook, “Tërmeti në Zagreb”, i cili aktualisht ka më shumë se 13,000 anëtarë.

“Një vit pas tërmetit, nuk kemi ngritur asnjë pallat apo shtëpi private në qytetin e Zagrebit ku rindërtimi ka filluar bazuar në ligjin e rindërtimit”, vuri në dukje Blaskovic.

Ajo thotë se disa njerëz kanë filluar t’i rikonstruktojnë vetë shtëpitë e tyre dhe nuk janë të sigurt nëse do t’u kthehen ndonjëherë paratë që po shpenojnë për këtë.

Një total prej 25,000 ndërtesash u dëmtuan gjatë tërmetit dhe më shumë se 6,000 u bënë të pabanueshme, plotësisht ose përkohësisht. Pothuajse të gjitha ndërtesat e dëmtuara, 98.5 për qind, ishin në pronësi private.

“Nga ato 6,000, vetëm 185 ndërtesa dhe shtëpi në Zagreb kanë aplikuar për rinovim strukturor”, deklaroi Blaskovic.

Sipas saj, kjo shifër e ulët “tregon sa i ndërlikuar është ligji, sa e vështirë është për njerëzit të përballen me të dhe sa kanë dështuar jo vetëm shteti, por të gjitha institucionet”.

Blaskovic thotë se Ministria e Ndërtimit duket se është “pengesa” më e keqe, pasi atje po punojnë vetëm 20 njerëz me procedurat e miratimit të rindërtimit.

Që nga dhjetori, vuri në dukje ajo, ministrisë gjithashtu i është dashur të merret me rindërtimin e një qyteti të goditur nga tërmeti në Kroacinë qendrore, i cili u godit më vonë nga një tërmet tjetër i fuqishëm.

Ministri i rindërtimit Darko Horvat tha për Nova TV të dielën se rindërtimi nuk ishte bllokuar dhe se procesi po vazhdonte “hap pas hapi”. Makineritë e para që do të fillojnë punën me rindërtimin mund të pritet të shihen në qershor, vërejti ai.

Ligji i rindërtimit pas tërmetit fillimisht ishte menduar vetëm për Zagrebin dhe zonën përreth, por u ndryshua në shkurt, dhe dispozitat e tij u shtrinë në zonat e goditura dhjetorin e kaluar.

Rindërtimi i ndërtesave të shkatërruara në tërmetin e 29 dhjetorit në qarqet Sisak-Moslavina dhe Karlovac do të financohet plotësisht nga shteti, pasi kjo zonë ishte tashmë “në një situatë të vështirë ekonomike, sociale dhe demografike edhe para tërmetit”, thanë zyrtarët.

Nga ana tjetër, shteti do të mbulojë vetëm 60 për qind të kostove të rindërtimit të ndërtesave të dëmtuara në Zagreb, ndërsa autoritetet lokale duhet të mbulojnë 20 për qind. 20 për qindëshi i fundit duhet të mbulohet nga pronari i secilës pronë.

Rindërtimi i kryeqytetit, ndërkohë, është bërë objekt i fushatës zgjedhore lokale. Zgjedhjet lokale priten të mbahen në maj dhe të gjithë kandidatët zotohen se do ta vënë në zbatim rindërtimin në mënyrë më efektive.

Blaskovic tha se ajo nuk dëshion të komentojë mbi kandidatë të ndryshëm, sepse SOS Zagreb nuk ka asnjë lidhje me politikën, pasi çështja e rindërtimit të qytetit “shkon përtej politikës”.

“Për këdo që vjen në pushtet në Zagreb dhe është në pushtet në vend, çështja e rindërtimit duhet të jetë një përparësi”, përfundoi ajo.

Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Anja Vladisavljevic


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *