Njeriu më i pasur në botë me pasuri prej 185 miliardë dollarë

Share

425862098 highres

Rritja e së enjtes në çmimin e aksioneve të Tesla e shtyu Musk-un të kalonte Jeff Bezos, i cili kishte qenë personi më i pasur që nga viti 2017 dhe aktualisht vlen rreth 184 miliardë dollarë.

Pasuria e Musk gjatë vitit të kaluar shënon ngritjen më të shpejtë në krye të listës së me të pasurve në histori, dhe shënon një kthesë dramatike financiare për sipërmarrësin e famshëm, i cili vetëm 18 muaj më parë ishte në titujt e gazetave për djegien e shpejtë të parave të Tesla dhe ndikimin e tij personal kundër aksioneve të Tesla-s.

Musk filloi vitin 2020 me vlerë rreth 27 miliardë dollarë dhe mezi ishte në 50 njerëzit më të pasur, transmeton Scan.

Çmimi i aksioneve të Tesla-s, i cili është rritur më shumë se nëntë herë gjatë vitit të kaluar, së bashku me paketën e tij bujare të pagave kanë shtuar më shumë se 150 miliardë dollarë në pasurinë e tij neto, përcjell albinfo.ch.

Elon Musk kaloi Warren Buffett në korrik për t’u bërë personi i shtatë më i pasur.

Në nëntor, Musk kaloi Bill Gates për t’u bërë personi i dytë më i pasur.

Musk ka fituar më shumë pasuri gjatë 12 muajve të fundit sesa e gjithë pasuria e Bill Gates prej 132 miliardë dollarësh.


Share

Komente