Njihuni më kushëririn e mbretëreshës, “delja e zezë” që rrezikon burgun

Share

Është 26 vjeç dhe në sy të parë duket si një i ri tipik britanik, aspak i veçantë dhe tërheqës. Por Simon Bowes-Lyon është më shumë se aq. Ai është konti i 19-të i Strathmore dhe Kinghorne, dhe banon në një kështjellë 800-vjeçare, ku ndër të tjerët është rritur mamaja e mbretëreshës Elisabeth.

Por ai është edhe një dele e zezë në familjen mbretërore britanike, edhe pse ndoshta jo e vetmja. Simon akuzohet për një krim seksual, dhe me shumë gjasa do të përballet me burgun, të cilit i ka shpëtuar disa herë për shkak të jetës të çmendur, prej bohemieni.  

Simon mori titullin e kontit pasi i ati i tij, Michael, ndërroi jetë në vitin 2016, pa i dhënë të birit një shembull pozitiv në jetë. I alkoolizuar, i martuar tri herë dhe po aq herë i divorciuar, Michael ishte i njohur më së shumti për festat e bujshme sesa për rolin e tij në familjen mbretërore, si kushëriri i parë i Mbretëreshës Nënë, Elisabeth Bowes-Lyon.  Tashmë, mesa duket, këtë karakteristikë e ka trashëguar i biri.

Sipas autoriteteve policore, djali që dikur shoqëronte princat Harry dhe William në funeralin e  Nënës Mbretëreshë, gjatë viteve është bërë i njohur nga policia për tekat e tij. Nuk numërohen ndalimet për shpejtësi të tepruar, dhe pak muaj më parë u gjobit sepse kishte ikur karantinës, duke udhëtuar drejt njërës prej rezidencave të tij.   

Por tani Simon ka kaluar çdo limit, dhe akuzohet për sulm seksual, ngjarje që ka ndodhur në kështjellën e tij, në Glamis të Skocisë, një nga më të bukurat në ishull, e vizituar çdo vit nga të paktën 100 mijë turistë të mrekulluar nga 160 dhomat dhe historia 800-vjeçare, në të cilin është rritur vetë mbretëresha Mëmë dhe ku ka lindur princesha Margaret.

Simon ka pohuar sulmin, duke thënë se ishte i pirë, pas një feste të dhënë pikërisht në kështjellë, dhe ndihet shumë keq për ngjarjen, por dukshëm ky është një “dhembje koke” tjetër për mbretëreshën Elisabeth.  


Share

Komente