Njoftimin zyrtar të Kancelarisë, A është ky momenti i vizave? Sholz i kërkon Macronit të hiqen bllokadat për Ballkanin

Shpërndaje lajmin

Në takim është folur edhe për Ballkanin Perëndimor, ku në njoftimin zyrtar të Kancelarisë thuhet se do të punohet për kapërcimin e të gjitha bllokadave ekzistuese.
“Ne i qëndrojmë premtimit tonë për anëtarësim”
“Bllokadat ekzistuese duhet të kapërcehen në interes të përgjegjësisë evropiane dhe arsyes gjeostrategjike”, bëri thirrje Scholz.
Kancelari Olaf Scholz po ashtu e uroi Emmanuel Macron “me gjithë zemër” për rizgjedhjen e tij si president francez. Në takim u tha edhe se “vendi i Ukrainës i përket Europës”
“Në këto zgjedhje, Franca ka zgjedhur qartë Evropën. Kjo është një shenjë e mirë”, tha Scholz të hënën në takimin me Macron në Kancelarinë Federale në Berlin.
“Ne të dy kemi qenë dakord për një kohë të gjatë: vendet tona mund të përballojnë me sukses sfidat e mëdha të kësaj kohe vetëm nëse veprojmë së bashku në kuadrin e një Evrope të fortë dhe sovrane. Ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë së bashku. Dhe mezi po e pres veçanërisht këtë.”
Partneriteti dhe miqësia franko-gjermane është më e rëndësishme se kurrë sot, theksoi Scholz – “si një gur themeli, si një motor dhe si një burim frymëzimi për projektin evropian dhe për të ardhmen e Evropës”.
Ndryshe, Kancelari gjerman më 4 maj priti në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku premtoi që do të këmbëngulë tek të gjitha shtetet e BE-së që të largohen vizat për kosovarët sa më parë që të jetë e mundur.
“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet tani edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit dhe për këtë unë angazhohem me këmbëngulje në Bashkimin Evropian, në bisedat me partnerët angazhohem me këmbëngulje”, tha Scholz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *