September 25, 2021

Njohja e patentave shqiptare në Itali, zbulohet data e shumëpritur

Shpërndaje lajmin

Një lajm i mirë për shqiptarët që duan të shkojnë në Itali, pasi nuk do të kenë nevojë të pajisen me patentë shoferi vendase.

Ministria e Jashtme njofton se pala italiane ka përmbyllur procedurat dhe se marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

🔴Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021.

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali.

❗Ndërsa më datë 18 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *