October 24, 2021

“Non grata”, Berisha: Nuk është akuza më e rëndë që më bëhet, me republikanët s’kam pasur probleme

Shpërndaje lajmin

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka cilësuar si më të rëndën akuzën e Departamentin Amerikan të Shtetit, që e shpalli “non grata” në SHBA. Në emisionin “Opinion” Berisha tha se akuza më e rëndë ndaj tij është se qeveria e tij kishte penguar luftën kundër terrorizmit.

“Nuk është akuza më e rëndë që më bëhet mua. Më e rëna ka qenë akuza kur më akuzuan agjenci shumë serioze se qeveria ime kishte penguar luftën kundër terrorizmit. Ka bërë bujë, që ushtoi në të gjithë Evropën. Në këtë deklaratë ishte një poshtërsi njerëzore e pafundme. Në vitin 93-94 këtu është bërë një operacion kundër terrorizmit nga më të përsosurit në Evropë. Ishte një ekip i jashtëzakonshëm. Ndërroi pushteti, tani këta i morën dhe i nxorën nga shërbimi, mbajtën vetëm njërin. Qeveria del dhe bën deklaratën. Erdhi një drejtor i rëndësishëm i departamentit dhe unë i them me fjalë të rënda që kjo ishte një pabesi që u bëhet atyre njerëzve. I fola shumë rëndë. Pas tre javësh del një artikull tjetër dhe përhapet në gazetat më kryesore të botës,” u shpreh ai.

Lexo edhe: Berisha: Ideja e “çadrës” ishte e Bashës, unë jam njeri i shesheve, dy fjalët që thashë kur PD dogji mandatet

Ish-kryeministri u shpreh se gjatë viteve që republikanët kanë qenë në pushtet nuk ka pasur probleme. “Gjatë viteve që republikanët kanë qenë në pushtet nuk kam pasur asnjë problem. Kam pasur probleme serioze me një njeri në administratën Clinton,” tha Berisha. g.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *