September 24, 2021

Nora Malaj tërhiqet nga LSI: I kam duart e pastra, nuk u votova

Shpërndaje lajmin

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka deklaruar se është tërhequr nga politika. Në një intervistë për ‘Report Tv’ ajo u shpreh se misionin e saj në politikë e ka mbyllur.

Malaj tha se ka dhënë një kontribut prej 20 vitesh në politikë, mirëpo nuk mund ta quajë veten të anashkaluar nga LSI, pavarësisht se nuk mori mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

 “Politika duhet të jetë e ftohtë e drunjtë për të bërë një analizë të plotë. Deri më tani jemi në momentin e vlerësimit të situatës. Pas krimit zgjedhor po analizojmë të gjithë skenën. Misionin tim politik e kam mbyllur.
Kontributi im prej 20 vitesh në politikë ka qenë shumë luajal. Jam ndër të paktat politikane që i kam duart e pastra dhe asnjëherë se kam tradhëtuar misionin tim.
Politikës i duhen njerëz me personalitet e të guximshëm. Shtatori do sjellë një qasje tjetër të vendimarrjes politike. E dua forcën politike me të cilën është themeluar dhe skam shanse ta quaj veten te anashkaluar nga kjo forcë. I dhashë mundësitë e mia. Isha e 8 në listë u vlerësova dhe su votova”, tha Malaj.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *