Nuk besojnë tek vokali i saj, Melisa performon live

Share

Tre ditë më parë, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, publikoi këngën e saj të parë duke realizuar kështu ëndrrën që mbante në sirtar prej 7 vitesh.

Projekti i parë në muzikë i Melisës u titullua “U kry”, projekt ky që u realizua nga Diez Production, me menaxher Bini Nebihun.

Brenda 24 orëve, “U kry” arriti 1 milion klikime në Youtube, të cilat vijnë duke u shtuar çdo ditë. Ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm për ‘këngëtaren’ e re, e cila ka marrë gjithashtu një ‘lumë’ kritikash.

Ka prej atyre që s’kanë besuar në talentin e Melisës dhe e kanë akuzuar për autotune, duke vërshuar në komente me këto akuza.

“Ka aq shumë autotune saqë zëri i Melisës është  ndryshuar në 80%”, shkruan komentuesi.

Të tjerë gjejnë rastin t’i shoqërojnë me nota humori kritikat e tyre.

“Un: Sa super ka kënduar Melisa

Autotune: Po unë këtu?”, shkruan një tjetër komentues.

Kështu, Melisa s’ka duruar më gjatë dhe i është përgjigjur me një video të gjitha komenteve ku akuzohet për autotune.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka ndarë një video nga studio muzikore ku dëgjohet duke kënduar live, ndërsa ky moment është filmuar gjatë ditëve kur ajo përgatiste projektin e saj.

“M’bëj pak autotune në këndimin live o Bini Diez”-ka shkruar ajo.

Për më tepër, dëgjojeni vetë.

Screenshot 10 3

 


Share

Komente