Nuk dihet nëse ka shqiptarë në mesin e viktimave në Bronx të Nju-Jorkut

Share

Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim zjarri në një ndërtesë në Bronx të Nju-Jorkut, ku mbetën të vdekur 19 persona, në mesin e tyre nëntë fëmijë dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, nga rasti i ndodhur, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork ka thënë se ende nuk dihet nëse në mesin e viktimave në Bronx ka shqiptarë, pasi ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimave.

“Të prekur thellë nga tragjedia e sotme në Bronks të Nju-Jorkut. Zjarri, i cili kaploi një ndërtesë banimi, la të vdekur 19 persona, 9 prej tyre fëmijë. Identiteti i viktimave akoma nuk është konfirmuar. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork është në kontakt me autoritetet lokale dhe deri më tani nuk kemi informatë nëse ndonjë shtetas yni ka pësuar në këtë tragjedi”, ka shkruar kjo konsullatë në Facebook.

 

Komento

Recent Posts

  • Jeta në Zvicër
  • Kuriozitete
  • lajme
  • lehtesimi i ligjit
  • nderrimi i gjinise
  • Shkurt.ch
  • Zvicër

Dhjetëra zviceranë aplikojnë për ndryshim gjinor, pas lehtësimit të ligjit

54 mins ago
  • Jeta në Zvicër
  • karantina
  • Koronavirusi: çast pas çasti
  • lajme
  • Omicron
  • Qeveria
  • Shkurt.ch
  • Zvicër

Qeveria zvicerane, nën presion për të shkurtuar karantinën

55 mins ago