“Nuk do të ndalet në Ukrainë”, Rusët rrëzojnë dy avionë, deklarata e fortë: Putin kërkon të gjithë Europën

Shpërndaje lajmin

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se ushtria e saj ka shkatërruar orët e para të ditës së sotme dy avionë ukrainas në afërsi të qytetit të Izyumit.
Moska pretendon përpos kësaj se ka nxjerre jashtë funksionit edhe sistemet raketore të vendosura në zonën e Dnjeprit, ku raportohet të kenë vdekur 25 ushtarë ukrainas. Në njoftim thuhej po kështu se katër dronë ukrainas dhe një helikopter janë shkatërruar edhe në rajone të tjera lindore të vendit. BBC megjithatë thekson se nuk ka mundur t`i verifikojë në mënyrë të pavarur të tilla pohime.
Ato vijnë në kohën kur Vladimir Putin vendosi të ndryshonte drejtimin e ushtrisë së tij, duke caktuar në krye të saj gjeneralin Aleksandr Dvornikov, të njohur ndryshe si “kasapi i Sirisë” për shkak të ndihmës që i dha presidentit sirian Bashar al Assad për të shtypur me gjak armiqtë e tij në luftën civile të vendit. Mediat britanike paralajmëron se shënjestra e Putinit mund të jetë më e gjerë sesa vetëm Ukraina.
Në fakt, ato flasin “për një projekt të tërë në Europë”, e këtë e nënvizoi edhe kreu i shtetit ukrainas, Volodymir Zelensky në një fjalim të shtunën kur tha se agresioni rus nuk do të ndalet në Ukrainë. “Për këtë arsye, kjo është më shumë sesa vetëm një detyrim moral i të gjithë demokracive, it ë gjitha forcave të Europës që të mbështesin dëshirën tonë për paqe. Kjo është një strategji mbrojtjeje për çdo shtet të civilizuar, ishte komenti i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *