January 26, 2022

Nuk donte që të infektohej, 41 vjeçarja amerikane fut të birin në bagazhin e makinës

Shpërndaje lajmin

Covid është kthyer sërish në kryefjalë në të gjithë botën për shkak të  rritjes së numrit të të infektuarve.

Mediat e huaja lanë publikuar rastin e një nëne amerikane e cila për ta izoluar të birin meqë ishte me Covid e ka futur në bagazhin e makinës.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku Sarah Beam 41 vjeçe e ka futur djalin e saj 13 vjeç në bagazhin e makinës.

41 vjeçarja ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e vënies në rrezik të jetës së djalit të saj.

E ëma e tij ka deklaruar se e kishte futur në bagazh, me qëllim që të mos infektohet edhe ajo ndërsa e dërgonte për trajtim./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.