“Nuk dorëhiqem”, Rubiales reagon pas kritikave për puthjen në buzë të futbollistes
Luis Rubiales ka refuzuar të japë dorëheqjen si president i federatës spanjolle të futbollit pas sjelljes së tij në finalen e Kupës së Botës për femra të dielën.
Rubiales, 46 vjeç, puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë.
“Unë nuk do të jap dorëheqjen, nuk do të jap dorëheqjen, tha ai në një asamble të përgjithshme të jashtëzakonshme të thirrur nga RFEF. Këtu po bëhet një atentat social”.
Rubiales kërkoi falje për puthjen të hënën përpara se FIFA, organi drejtues i futbollit botëror, të hapte procedimin disiplinor kundër tij të enjten.