“Nuk duam të derdhet gjak në Egje”, Erdogan vijon retorikën ndaj Greqisë! BE: Të ndalen kërcënimet (VIDEO)

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka vijuar me akuza ndaj Greqisë duke thënë se strehon terroristë në një kamp në Lavrio, ndërsa argumentoi se armët në Trakinë perëndimore dhe ishujt nuk kanë asgjë për Ankaranë.

“Terroristët mbrohen pothuajse në çdo vend të Evropës, veçanërisht në kampin grek në Lavrio”.
Pas kërcënimeve, Erdogan ka dashur të tregojë ndjeshmëri ndaj emigracionit, duke thënë se Turqia nuk dëshiron që Egjeu dhe Mesdheu të “ndoten me gjak njeriu, lot apo armiqësi”, por “ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemër”.
Turqia të respektojë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së
Menjëherë pas deklaratave të presidentit turk, BE-ja i bëri thirrje  Turqisë të respektojë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së dhe të angazhohet për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura  në frymën e fqinjësisë së mirë me respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar.
Në përgjigje të një pyetjeje për faktin se ambasadorit të Greqisë në Ankara, Christodoulos Lazaris i është kërkuar të japë një shpjegim për sjelljen e përgjithshme të Turqisë, zëdhënësi i Komisionit Europian,Stano theksoi se nuk do të komentonte “çfarë ndodhi dje në Ankaraja kur u thirr ambasadori, sepse kjo është diçka mes dy shteteve”.  Megjithatë, në lidhje me çështjen e përgjithshme të veprimeve të Ankarasë , zëdhënësi i Komisionit nënvizoi solidaritetin e BE-së me  Greqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *