Nuk ka më dyshime/ Kim dhe Kaney i japin fund martesës së tyre

Share

Kim Kardashian dhe Kaney West janë përfolur shumë në media për ndarje. Pas deklaratave të Kaney West ku tregonte se Kim kishte dashur të abortonte dhe se nëna e saj e kishte detyruar të bënte videot nudo bënë xhiron në të gjithë mediat online.

Edhe pse u përpoqën për të shpëtuar marrëdhënien e tyre duket se gjithçka ka marrë fund dhe biznesmenia ka bërë kërkesën për divorc.

Burime shumë të sigurta pranë çiftit e kanë konfirmuar për “E! News” dhe “Page Six” por duan ta mbajnë larg vëmendjes së publikut. Kim po përgatit kërkesn për divorc ndërsa Kaney ka thënë se është ngopur me klanin Kardashian.

“Po e mbajnë larg vëmendjes së publikut, por ka përfunduar gjithçka. Kim ka punësuar si avokate Laura Wasser dhe janë në diskutime e sipër. Kim e bëri Kanye të shkonte në Wyoming, kështu që ata mund të jetonin të ndarë dhe të qetë deri sa gjërat të ndahen dhe ata të divorcohen. Për atë ka mbaruar”, kanë thënë burimet.

E! News ka konfirmuar se çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies, por nuk janë divorcuar ende dhe arsyen pse e kanë shpjeguar disa të afërm të tyre.

“Kanë arritur në pikën që nuk rrinë më bashkë prej muajsh si çift. Kanë takuar njëri tjetrin për hir të fëmijëve por kanë jetuar të ndarë. Kim e di që martesa e saj ka mbaruar dhe këtë e di prej muajsh tashmë por nuk po e bën publike derisa të sigurohet që është vendimi i duhur për fëmijët”, kanë thënë burimet./ CNA.al


Share

Komente