‘Nuk ka rivalitet mes PD dhe PL’, Nesho: Qëllimi, unifikimi i veprimit opozitar

0
Shpërndaje lajmin

Nënkryetar i Partisë së Lirisë, Agim Nesho thotë se PL është e hapur për çdo bashkëpunim për frontin opozitar në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Në një intervistë për Euronews Albania, Nesho u shpreh se PL nuk lufton për pozicione por fitoren e kandidatëve të përbashkët, që siç tha do të jenë zëri i qytetarëve.
“Nuk luftojmë për pozicione, por që fronti opozitar të përfaqësojë zërat e vërtetë të qytetarëve. Qëllim i frontit të përbashkët opozitar është fitorja e çdo kandidati të tij. PL është e hapur për çdo bashkëpunim. Qëllimi është unifikimi i veprimit të opozitës sepse vetëm kështu mund të fitojë populli”, tha Nesho.
Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka pranuar zyrtarisht ndryshimin e emrit, nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.
Me ketë vendim, tanimë janë regjistruar edhe strukturat e reja të partisë, kryetari i së cilës është Ilir Meta dhe zëvendës kryetar, Agim Nesho.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Partia e Lirisë po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me SHBA-në, thotë juristi
Partia e Lirisë i kërkon Kuvendit informacion për dosjen e I.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *