September 25, 2021
Shpërndaje lajmin

BAG aktualisht nuk është e shqetësuar për të ashtuquajturin “variant zviceran”, të cilin agjencia italiane e lajmeve Ansa e kishte raportuar si një mutacion të ri, të premten e kaluar.

Ai është zbuluar te një burrë 57 vjeç nga Torino i cili ka rezultuar pozitiv për këtë variant, transmeton albinfo.ch.

Sipas BAG, ky variant me emërtimin B.1.1.39 ishte shfaqur shumë kohë më parë, gjegjësisht në prill të vitit 2020 por nuk është stabilizuar ose përhapur në Zvicër ao kudo tjetër.

Meqenëse ky mutacion po humbet peshë në krahasim me variantin britanik, mund të supozohet se nuk është aq ngjitës sa ky i dyti, përcjell albinfo.ch Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të ndërmarrë veprime kundër këtij varianti, thonë në BAG.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *