Shpërndaje lajmin

Kryebashkiaku i Kievit ka thënë se nuk ka trupa ruse në qytet, pasi ai vazhdon të mbrohet nga sulmet.
Vitali Klitschko tha se zyrtarët’ushtarakë, të zbatimit të ligjit dhe të mbrojtjes territoriale’ po vazhdonin të ‘zbulonin dhe neutralizonin sabotatorët’, raporton BBC.
Banorët e Kievit janë urdhëruar të qëndrojnë brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë ‘do të konsiderohet anëtarë i grupeve të sabotimit të armikut’.
Në mesazhin në kanalin e tij Telegram të dielën, Klitschko tha se që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, nëntë civilë ishin vrarë në Kiev, duke përfshirë një fëmijë.
Forcat ruse raportohet se kanë qenë në periferi të qytetit që nga e premtja, me bombardime dhe të shtëna me armë zjarri në të gjithë Kievin.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Kryebashkiaku Klitschko raporton 5 shpërthime të fuqishme në Kiev
Tanku rus shtyp makinën në Kiev, i moshuari shpëton mrekullisht
The post Nuk ka trupa ruse në Kiev, thotë kryebashkiaku Klitschko first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *