“Nuk kam shkëmbyer letra”- Rama flet për njohjen me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën

Shpërndaje lajmin

Kreministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me njohjet e tij me ish-zyrtarët shqiptarë Agron Neza dhe Dorian Duçka, të cilët implikohen në dosjen e ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.
Rama tha se Agron nezën e ka takuar vetëm në prani të ish-zyrtarit të FBI-së dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me të apo të ketë shkëmbyer letra.
Për sa i përket Dorian Duçkës, Rama tha se njeh pasi ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Energjitikës në vitin 2013 dhe më pas ka punuar për të si këshilltar pa pagesë.
“Fola për zotin Agron i cili e përsëris vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar të cilën nuk e kam njohur më përpara asnjëherë, nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asnjë gjë tjetër dhe e kam takuar vetëm në porani të zyrtarit të FBI-së. Personi tjetër ka qenë zv.ministër i Energjitikës në koalicionin e vitit 2013 dhe më pas ka punuar për një farë kohe për mua pa pagesë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *