December 1, 2021

“Nuk kam shkuar mirë me Stinen”, Grazia tregon si lindi kënga e re

Shpërndaje lajmin

Këngëtarja, Grazia e njohur për publikun edhe si partnerja e Stines ka promovuar sot në “ABC e Mëngjesit” këngën e saj më të re me titull “S’jena mo”.

Ajo tregoi se këngën ia ka dedikuar Stines dhe në momentin që e ka shkruar kanë pasur disa debate mes tyre. Grazia tha se kur Stine e dëgjoi e kuptoi se ishte për atë dhe e pëlqeu shumë.

LEXO EDHE: Partnerja e Stines rrëfen historinë e dashurisë: U njohëm 13 vite më parë, çfarë s’më pëlqen tek ai

“Këtë këngë e kam bërë për Nestin. Në atë kohë unë nuk kam shkuar mirë me Nestin, kemi pas ato “gërr-vërr-et” si çdo çift dhe shkoj menjëherë në studio.

Më pas shkoj te Stine se për punë atje mbështetem gjithmonë dua s’dua dhe bëra edhe pjesën e rrepit. Klipi është xhiruar në Durrës, jam kujdesur vetë dhe me ndihmën e tij padyshim.

Kur shkova dhe ja tregova, ai e pëlqeu shumë dhe e kuptoi që lidhej me ne”, u shpreh ajo./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *