“Nuk më pëlqen muzika moderne, vetëm ajo popullore”- Artisti Mehdi Zena
Artisti Mehdi Zena, këtë mëngjes ishte në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
Ai theksoi se është larguar muzika popullore por megjithatë ai shkon dhe këndon ende nëpër dasma.
Zena u shpreh se shumë shpesh shkon në Gjakovë, pasi Gjakova ka pothuajse të njëjtat tradita si Elbasani.
“Është larguar shumë muzika popullore. Kanë filluar muzika rrok, s’më pëlqejnë fare. Më ftojnë shumë në dasma. Kam marrë shumë dasma dhe në Gjakovë. Gjakova është Elbasani i dytë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Historia e Manastirit të Deçanit, vendimi i Millosheviçit dhe debati për tokën
EMRAT| Favorizuan ndërtime pa leje, zyrtarët për të cilët kanë dalë urdhër-arreste