Nuk përmbahet Ylli Manjani, tregon çfarë do ndodhte nëse në Shqipëri zgjedhjet do zhvilloheshin si në SHBA

Share

Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me situatën politike në Amerikë. Manjani ka komentuar mënyrën se si u bënë zgjedhjet në Amerikë dhe ka treguar çfarë do ndodhte nëse kështu do të veprohej edhe në Shqipëri.

Postimi i Manjanit

“Meqë kemi qejf të krahasohemi.

Nëse në Shqipëri zonat zgjedhore do ndaheshin si në Amerikë, do quhej garymandering, pra të papranueshme për zgjedhje të ndershme.

Nëse do lejohej votimi me postë, do kishim një votim masiv familjar. Pra një njeri një votë do ishte parim i cënuar. Siguria e votës e ulët dhe besimi në zgjedhje zero.

Nëse do votonin të vdekur aq sa në amerikë, zgjedhjet do shpalleshin të pavlefshme.

Nëse do numëroheshin votat nga thasët, si në Amerikë, do quheshin të papranueshme.

Pra një palë votime si ato që pamë në Amerikë do ishin lehtësisht të papranueshme. Të goditshme po e po.

Nuk do pranoheshin jo vetëm nga politika vendase, por edhe nga ODIHR, KiE, BE e biles edhe nga vetë Ambasada Amerikane.

Ama kur ndodhin në Amerikë quhet demokraci…

Njësoj si diskutimi me korrupsionin. Në Amerikë paguan një senator për ti marrë një deklaratë mbështetëse. Në Shqipëri të paguash mjë deputet quhet Korrupsion e të zë SPAKU, që ka vënë Amerika…

Ose kur një zyrtar yni, sugjeron përfshirjen e një kompanie në një prokurim quhet ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Ndërsa kur të njëjtën gjë e bën një ambasador, quhet diplomaci.

Ec e merre vesh kët punë.

Por ama në një pikë ja fusim Amerikës. Kur senatorët atje kërkojnë komision hetimor për zgjedhjet, nuk miratohet. Këtu, ne bëjmë komisione parlamentare edhe për punët e Serbisë…” – shkruan Manjani.


Share

Komente