Nuk reshtin akuzat ndaj Saimirit të ‘Love Story’, Vivien lëshon akuzën e fortë: Edhe me mua ka folur ‘princi’

Share

Sulmet ndaj Saimirit të ‘Love Story’ nuk mungojnë nga vajzat e larguara nga ky spektakël.

Së fundmi Silvana publikoi edhe disa prova ku tregonte bisedat e Saimirit me të dhe dy vajza të tjera, të cilat ai i fton në vilën e tij.

Pas Silvanës, Kejdës e vajzave të tjera, ka reaguar edhe Vivieni, e cila siç dihet u largua me debat nga “Love Story”.

Vivien tregon se Saimiri i ka shkuar në palestër dhe i kanë parë bashkë. Ajo tregon se ashtu si vajzat e tjera, edhe atë e ka ftuar në vilë.

Reagimi i Vivienit:

“Atëherë shoh që shumica e pyetjeve janë për Love Storyn! Unë e mbylla atë kapitull, por meqë po këmbëngulni po jap edhe unë mendimin tim! Unë jam shumë e sigurt që çdo gjë e treguar nga Silvana, Kejda etj është 100% e vërtetë sepse edhe me mua ka folur ‘princi’. Edhe mua më ka ftuar tek vila dhe unë e refuzova. Më erdhi në palestër dhe për këtë fakt janë dëshmitarë shumë njerëz që na panë”, shkruan Vivien.

640 0 5ff8543d2dae4


Share

Komente