Nuk u kap për 3 dekada, policia zbulon taktikat e Denaros. Çfarë u gjet në ‘bunker’
Policia italiane ka mundur të hedhë më shumë dritë mbi mënyrën se si “bos i bosëve”, Matteo Messina Denaro, mundi t’i shpëtonte kërkimit të autoriteteve për më shumë se tre dekada.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në strehën e bosit të Cosa Nostras në Campobello di Mazara në Trapani policia mundi të gjente 5 karta identiteti të rreme.
Kartat kishin foton e Denaros me të dhënat e sakta të 5 qytetarëve të cilët jetojnë në Itali.
Personat në fjalë dyshohet se i kanë shitur të dhënat e identitetit të tyre Matteo Messina Denaros gjatë 15 viteve të fundit
Kjo do të thotë se është vetëm topografi Andrea Bonafede ai i cili lejoi Messina Denaro të bënte një jetë pothuajse normale, duke përdorur identitetin dhe kartat e tij bankare.
Pas zbulimit të banesës së parë hetuesit zbuluan dhe “Bunkerin” e Denaros i cili ndodhet në një banesë rreth 300 metra larg të parës
Çelësat e makinës të gjetura në çantën që mbante Messina Denaro në momentin e arrestimit i çuan hetuesit në atë vendndodhje të parë.
Mediat italiane thanë se në vendngjarje u gjetën parfume luksoze, mobilje të shtrenjta dhe veshje të stilistëve të famshëm si dhe dy telefona celularë dhe pilula Viagra.
Ditët e fundit, megjithatë, janë gjetur syzet ikonike të bosit të mafias të cilat ai i mbante kur ishte i ri.