September 25, 2021

“Nuk votojnë, janë me Jehovain”, zbulohen komentet e patronazhistëve: Do votojë PS-në për hatër të dajës

Shpërndaje lajmin

Patronazhistët e Partisë Socialiste janë kthyer prej disa ditësh në kryefjalën e opinionit publik por edhe politik në vendin tonë. Përveç, keq përdorimit të të dhënave personale si numri i ID, nr. i Telefonit apo kompania punëseuese, patronazhistët nga Partia Socialiste duket se bëjnë edhe komente mbi 910 mijë votues të Tiranës, ku përdoret një gjuhë jo e denjë dhe në disa raste fyese.

Abcnews.al, ka siguruar disa nga komentet që patronazhistët bëjnë lidhur me votuesit të cilët i ndajnë sipas partive dhe bindjeve politike.

Por cilat janë disa nga komentet më pikante që patronazhistët e PS-së nga puna në terren me votuesit kanë nxjerrë. Ato vijojnë nga më të ndryshimit që nga ndalimi për të votuar për shkak të fesë e deri tek kërkesat për legalizime apo ndërtim banesash për të dhënë votën ndaj Partisë Socialiste.

Nuk mungojnë as komentet raciste dhe diskriminuese. “Romë dhe në të gjitha zgjedhjet janë blerë”.

Një koment tjetër është “nuk votojnë janë me Jehovain”.

Ndërkohë ka dhe nga ata votues që patronazhistëve u kanë thënë që do votojnë Partinë Socialiste vetëm ngaqë dikush tjetër në familje është me ta. “Votues i PD premton se do votoj PS vetëm për hatër të dajës”

Po ashtu ka edhe komente që lënë vend për dyshime dhe për blerje të votës qoftë edhe me vendin e punës: “Votojnë PS nëse e shoqja e Albert Delipit rregullohet në pozicionin e punës si edukatore”

“E ka punësuar LSI -ja, është në listën e ritakimeve nga patronazhuesi” thuhet në një koment tjetër./abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *