Nuk zbatuan protokollin anti-Covid/ ISSH mbyll dy fasoneri në Përmet

Share

Dy fasoneri në qytetin e Përmetit janë mbyllur për shkak të mungesës së protokollit anti Covid. ISSH Gjirokastër ka marrë këtë veprim flagrant pasi inspektoi ambientet e dy fasonerive dhe ra në sy mungesa e respektimit të protokollove.

Inspektorët vunë re mosdistancimin e punonjëseve nga njëra-tjetra dhe faktorë të tjerë në kuadrin e mospërmbushjes së kritereve të përcaktuar.

Për shkak të rasteve me Covid, janë mbyllur pjesërisht edhe zyra në Sigurimet Shoqërore Gjirokastër, Zonat e Mbrojtura Malore si dhe zyra të administratës në Universitetin e Gjirokastrës. Mbyllja e pjesshme do të zgjasë 10 ditë derisa të rikuperohen punonjësit që janë infektuar me koronavirus./CNA.al.


Share

Komente