Numërohen 31 000 fletë votimi, sa morën PS, PD, LSI dhe PSD

Share

KZAZ-të kanë numëruar më shumë se 31 000 fletë votimi deri më tani duke nxjerrë rezultatet e para në rang vendi.

Mësohet se deri më tani janë numëruar 31196 fletë votimi të vlefshme, nga të cilat16179 ose 51.86 për qind janë për Partinë Socialiste; 11 775 ose 37.75 për qind janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 2339 vota ose 7.51 për qind janë për LSI-në.

Ndiq REZULTATIN live në Abcnews.al.

Ndërkohë, 380 vota ose 1.22 për qind në rang vendi ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.

Abcnews.al ka filluar publikimin e të dhënave live përmes platformës së saj unike.

Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme. /abcnews.al

Komento

Recent Posts