Shpërndaje lajmin

Nutricionisti Ylli Gramatiku është shprehur se konsumi i frutave para ushqimit, është mëngjesi më i mirë që njeriu mund t’i japë vetes.
Komentet Gramatiku i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se edhe diabetikëve do i japësh një djetë frutash për konsum të përditshëm, atëherë sipas tij, diabeti eliminohet në mënyrë graduale.
Ai tha gjithashtu se frutat në mëngjes nuk është mirë që të konsumohen pas ushqimit, pasi sipas tij, kthehen në alkool dhe dëmtojnë organizmin.
“Nuk duhen ngatërruar frutat me lëngun e frutave. Po t’i konsumosh frutat në mëngjes, është mëngjesi më i mirë që mund t’i japësh vetes. Por gjithmonë është e gabuar nëse kjo frut do jetë pas ushqimit.
Aq më shumë proteinik, atëherë është gabim dy herë. Atëherë kthehet në alkool e gjitha dhe krijon varësinë… Banania mund të haet në mëngjes, por gjithmonë me stomak bosh.
Duhet ta provojë çdo njeri kur të zgjohet në mëngjes. Atëherë do jesh shumë në formë. Po t’i japësh dietë frutash diabetikut, atëherë e eleminon diabetin në mënyrë graduale.
LEXONI GJITHASHTU:

Mungojnë ilaçet e diabetit, pacientët ankohen se prej 2 muajsh nuk po gjejnë ilaçet
5 mijë raste me diabet në një vit, shkon në 90 mijë numri i pacientëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *