December 1, 2021

Nxorën “të fortin” e Vlorës punëtor të dalluar në burg, flet zyrtari i arrestuar: Si i bëra letrat

Shpërndaje lajmin

Gjykata e Posaçme vendosi masën “arrest në burg” për Gani Shehun, ish-drejtorin Juridik të Burgut të Peqinit.

Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.

Sipas Shehut shkresa është firmosur edhe nga drejtori dhe nëse do të ishin gabim vendndodhjet e Ymerit përgjatë viteve, mund ta kishte kthyer dhe atij i takonte verifikimi.

Ish-shefi juridik Gani Shehu dhe kartelisti Lulzim Kadiu i kanë shtuar më shumë orë pune këtij të dënuari, që të përfitonte lirinë sa më shpejtë.

“I forti” i Vlorës bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Lidhur me këtë ngjarje, pasi vuajti dënimin Ymeri u lirua nga burgu në 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

/ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *