Nxori armën e qëlloi ndaj makinës së 29-vjeçarit, kush është nënkomisari i arrestuar

0
Shpërndaje lajmin

Nënkomisari i policisë në Durrës, Kastriot Gjongecaj, është arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore për shkak të përfshirjes në një konflikt ditën e enjte.
Nënkomisari, së bashku me djalin e tij Denis Gjoongecaj, u konfliktuan për motive të dobëta me një shtetas 29-vjeçar me inicialet K.K.
Konflikti, i cili agravoi në përdorimin e armës ndodhi në qytetin e Kavajës, rreth orës 13:25.
Pas debateve me 29-vjeçarin, ky i fundit ka marrë makinën dhe është larguar ndërkohë që nënkomisari qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit të të riut.
Pas hetimeve të kryera nga AMP u zbardh dinamika e ngjarjes dhe u arrestua, Gjongecaj, ndërkohë që u shpall në kërkim i biri i tij 24-vjeçar.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, njofton AMP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *