OBSH: 15 milionë vdekje nga Covid-19

Shpërndaje lajmin

Pandemia e koronavirusit shkaktoi vdekjen e rreth 14.9 milionë personave në mbarë botën gjatë dy viteve të fundit, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi është mbi 6.2 milionë”, raportoi OBSH.
OBSH ka bërë thirrje për më shumë investime në kujdesin shëndetësor global, në mënyrë që trajtimi për shpëtimin e jetës të mos shtyhet gjatë krizave të tilla si pandemitë.
Instituti Amerikan për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit doli në një përfundim të ngjashëm me OBSH-në, duke raportuar 15.4 milionë vdekje të lidhura me pandeminë e koronavirusit deri në fund të vitit 2021.
Sipas ekspertëve të OBSH-së, shumë vdekje u parandaluan për shkak të kufizimeve të Covid-19. Kjo përfshin më pak aksidente rrugore dhe në punë për shkak të qëndrimit në shtëpi gjatë bllokimeve

Leave a Reply

Your email address will not be published.