OBSH-ja rekomandon të mos përdoret ilaçi Remdesivir për Covid

Share

barna 1 730x440

Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përditësuar udhëzimet e saj rreth ilaçeve që trajtojnë Kovid-19. Në të këshillohen institucionet shëndetësore që të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivir për të trajtuar pacientët e shtruar në spital me COVID-19, pa marrë para syshë se sa e rëndë është gjendja e pacientit.

Përveç rezultateve të tjera, sipas përditësimit, botuar të enjten në revistën mjekësore BMJ, provat aktuale tregojnë se Remdesiviri nuk ndikon në uljen e rrezikut të vdekjes nga Kovid-19 ose nevojës për ventilim mekanik, kohën e rikuperimit dhe faktorë të tjerë.

Ndërkohë përditësimi i ri i OBSH-së vjen rreth një muaj pasi kompania Gilead Sciences, prodhuesi i Remdesivirit, njoftoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së miratoi Remdesivirin si ilaçin për trajtimin e infeksionit të korona virusit. Ky ilaç u bë trajtimi i parë i korona virusit që mori miratimin e FDA-së. Të enjten, FDA dha autorizimin e përdorimit emergjent të një kombinimi të Remdesivirit dhe ilaçit të artritit reumatoid baricitinib për të trajtuar raste të dyshuara ose të konfirmuara të Covid-19.

Duhet theksuar se Remdesivir mund të ketë marrë miratimin e FDA-së, por jo rekomandimin e OBSH-së për shkak të hulumtimeve të reja, tha dr. Amesh Adalja, studiues i vjetër në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore, i cili nuk ishte i përfshirë në udhëzimet e OBSH-së, thuhet në një artikull të CNN. Studimet fillimisht treguan disa përfitime kundër Covid-19, por ndërsa akumulohen më shumë të dhëna, kjo duket se po ndryshon.

Paneli arriti në përfundimin se shumica e pacientëve nuk do të preferonin trajtimin intravenoz me Remdesivir duke pasur parasysh provat e sigurisë së ulët, shkruajnë studiuesit nga institucione të ndryshme në botë në udhëzimin e azhurnuar të OBSH-së.

Sidoqoftë, paneli tha që rekomandimi i tyre nuk do të thotë që Remdesiviri nuk ka përfitime.

Remdesivir u krijua për herë të parë si një ilaç eksperimental për të trajtuar Ebolën.

The post OBSH-ja rekomandon të mos përdoret ilaçi Remdesivir për Covid appeared first on Albinfo.


Share

Komente