OBSH-ja zhgënjehet me Kinën

Share

Shefi i OBSH-së Tedros Gebrejesus tha se është i zhgënjyer me zyrtarët kinezë që kanë lejuar ekspertët të udhëtojnë drejt Kinës për të hetuar origjinën e virusit.

Gebrejesus, i cili rrallë kritikon Pekinin, tha se anëtarët e ekipit ndërkombëtar të shkencëtarëve filluan të largohen nga vendet e tyre për në Kinë në 24 orët e fundit, bazuar në marrëveshjen midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe qeverisë Kineze, sipas Associated Press, transmeton portal arbresh.info

“Sot kemi mësuar që zyrtarët kinezë ende nuk i kanë përfunduar lejet e nevojshme për ekipin që duhet të udhëtojë drejt Kinës”, tha ai para gazetarëve në Gjenevë.

Drejtuesit e OBSH komentojnë Covid-19: Pandemia tjetër mund të jetë më e rëndë

Ai deklaroi se ishte “shumë i zhgënjyer me atë lajm”, duke marrë parasysh që dy anëtarë të ekipit ishin nisur tashmë, ndërsa udhëtimi i të tjerëve u anulua në minutën e fundit.

Pothuajse që nga fillimi i epidemisë, ka pasur thirrje për të lejuar hetuesit ndërkombëtarë të hyjnë në Kinë për të përcaktuar se si filloi infeksioni me koronavirus.

Informacionet e detajuara rreth epidemisë dhe përhapjes së tij, mund të ndihmojnë shumë vendet që po luftojnë me një numër të madh të të infektuarish./arbresh.info/


Share

Komente