OBSH: Po përkeqësohet shëndeti mendor në Evropë

Shpërndaje lajmin

Organizata Botërore e Shëndetësisë e sheh Evropën në një moment të rëndësishëm në luftën kundër problemeve të shëndetit mendor, përballë pandemisë së koronavirusit dhe luftës në Ukrainë.
”Rajoni ynë po kalon trazira dhe ndryshime të mëdha”, tha Hans Kluge, drejtori evropian i OBSH-së.
”Pandemia ka ekspozuar shëndetin mendor, ndërsa konflikti i armatosur në Ukrainë po ndikon në mirëqenien mendore të miliona njerëzve. Dhjetë javë luftë në Ukrainë lanë pasiguri, dhimbje dhe humbje të patregueshme”, theksoi Kluge.
Kluge organizoi takimin e parë panevropian, që synon të nxisë veprimin në të gjitha nivelet për të shqyrtuar nevojat e neglizhuara të shëndetit mendor në të gjithë Evropën.
Koalicioni u prezantua në shtator 2021 dhe përbëhet nga 53 shtete anëtare në rajonin e OBSH-së në Evropë, së bashku me organizata ndërkombëtare joqeveritare, ekspertë dhe njerëz me probleme të shëndetit mendor.
Sipas OBSH-së, më shumë se 150 milionë njerëz në rajon jetuan me probleme të shëndetit mendor në vitin 2021.
”Vetëm një në tre persona në depresion merr aktualisht ndihmën që i nevojitet. Problemet e shëndetit mendor prekin të gjitha grupmoshat dhe të gjitha shtresat shoqërore”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.