OBSH: Vaksina duhet të shpërndahet brenda 100 ditësh në gjithë botën

Share

vaksinimi cyrih 5

Në një konferencë për media, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu dëshirën që fushatat e vaksinimit kundër COVID-19 të fillojnë në të gjitha vendet e botës, brenda 100 ditëve të ardhshme, përcjell albinfo.ch.

“Unë dua që vaksinimi të fillojë në të gjitha vendet, brenda 100 ditëve të ardhshme, në mënyrë që punonjësit shëndetësorë dhe personat me rrezik të konsiderueshëm të kenë  përparësi”, tha ai në një konferencë.

Deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të agjencisë vjen ndërkohë që fushatat kanë nisur tashmë në vendet e pasura.


Share

Komente