August 1, 2021

OBSH: Vendet e varfra po përballen me mungesa të vaksinave

Shpërndaje lajmin

Një numër i madh i vendeve të varfra që marrin vaksina anti-Covid përmes skemës globale të shpërndarjes po përballen me mungesa, sipas një deklaratë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këshilltari i lartë i OBSH-së Dr Bruce Aylward tha se programi Covax kishte shpërndarë 90 milion doza në 131 vende. Por që nuk mund të siguronte doza për të gjithë botën kundër Covid-19.

Kjo pritet të përkeqësojë edhe më shumë situatën në Afrikë, i cili po përballet me një valë të tretë të Covid. Të hënën, Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa bëri thirrje për t’i dhënë fund diplomacisë së  vaksinave  ndërsa qeveria e tij po përpiqet të parandalojë përhapjen e Covid.

Në një nivel kontinental, vetëm 40 milion doza janë administruar deri më tani në Afrikë – më pak se 2% e popullsisë, tha Ramaphosa. Për të adresuar këtë, ai tha se qeveria e tij ishte duke punuar me Covax për të krijuar një qendër rajonale për të prodhuar më shumë vaksina në Afrikën e Jugut.

Covax u krijua vitin e kaluar në mënyrë që vaksinat e Covid-19 të shpërndaheshin në të gjithë botën. Të udhëhequr nga OBSH-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare, Covax vendosi fillimisht një objektiv për të siguruar dy miliardë doza në të gjithë botën deri në fund të 2021.

Shumica e tyre po dhurohen në vendet e varfra, ku Covax shpreson të shpërndajë mjaftueshëm vaksina për të mbrojtur të paktën 20% të popullsisë. Sidoqoftë, shpërndarja e këtyre vaksinave është penguar nga vonesat në prodhim dhe furnizim, duke çuar në mungesa në vendet që varen plotësisht nga Covax./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *