Ofertë faraonike për Adrian Newey’n
Aston Martin provon të rrëmbejë Adrian Newey’n nga Red Bull me një ofertë të re. Nuk është hera e 1’rë që Newey është subjekt i interesit nga skuderitë rivale që prej vitit 2005 kur u shfaq në cirkuit.
Ai ka qenë pjesë integrale e suksesit të Sebastian Vettel në periudhën 2010-2013 dhe aktualisht atij të Max Verstappen.
Bosi i Aston Martin, Lawrence Stroll prezantoi një ofertë të majme financiare për 65-vjeçarin në Arabinë Saudite që drejton departamentin e dizajnit në Milton Keynes. Ambiciozi Stroll prej vitesh po përpiqet të ndërtojë një ekip në gjendje të rivalizojë Red Bull, Mercedes dhe Ferrari’n.
Në këtë moment ai ka siguruar një kontratë për motorrin Honda prej vitit 2026 me rregullat e reja. Newey mund të jetë pjesa e munguar në puzzle’n për të mbyllur diferencat tradicionale në Formula 1 që nisi të krijohet me mbërritjen e Fernando Alonso’s.
Një lëvizje e tillë mund të jetë argument shtesë për të bindur Verstappen të vazhdojë raportin fitues me Newey’n dhe Honda’n vetëm 20 milje nga selia aktuale në Silverstone. Nëse e pranon Adrian mund të bëhet personazhi i dytë më i paguar në cirkuit pas Hamilton.
LEXONI GJITHASHTU:
Bie zjarr në Fier, merr flakë sipërfaqja me ullinj, policia në vendngjarje
Iu gjet armë gjahu në makinë, arrestohet 39-vjeçari në gjendje të dehur