‘Office Home’ është ende shumë e përhapur në Zvicër
Por, edhe tani që jeta është kthyer kryesisht në normalitet, shumë njerëz në Zvicër vazhdojnë të punojnë nga shtëpia, me këtë trend që po bëhet gjithnjë e më i përhapur, përcjell albinfo.ch.
Sipas një sondazhi të ri nga Marketagent.com Schweiz AG, 75 për qind e atyre, puna e të cilëve u lejon të punojnë nga shtëpia, do të dëshironin të vazhdonin ta bënin këtë, të paktën me kohë të pjesshme.
“Sfida për kompanitë nuk është më ta bëjnë të mundur [këtë opsion], por të përcaktojnë ngarkesën e punës në zyrën e shtëpisë në mënyrë të tillë që punonjësit të jenë të kënaqur dhe cilësia e punës të rritet”, tha udhëheqësja e studimit, Jaqueline Rütter. /Albinfo.ch