OKB: 90 mijë shqiptarë jetojnë me vetëm 5.5 dollarë në ditë

Shpërndaje lajmin

Ky konstatim del nga një raport i publikuar nga OKB, sipas të cilit ata jetojnë me 5.5 dollarë në ditë.
Raporti vë në pah faktin se qytetarët shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër janë shtuar sa 3.2% e popullsisë së Shqipërisë.
Raporti i Kombeve të Bashkuara rekomandon qeveritë e vendeve në zhvillim, përfshirë edhe Shqipërinë, për ndihmë ndaj shtresave në nevojë, duke reduktuar TVSH-në, duke ulur taksat e karburanteve dhe transferet e parasë së thatë, për të normalizuar çmimet në vend.
Këto të fundit vlerësohen ndjeshëm më efikase se subvencionet për çmimet e rritura të energjisë, pasi mund ta reduktojnë deri në 75% nivelin e të varfërve të rinj në vend.
Në grupin e të varfërve që jetojnë me 5.5 dollarë në ditë ndodhen edhe Ukraina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.