OKB kërkon hetim nëse në Ukrainë po ndodhin krime lufte

Shpërndaje lajmin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi se pretendimet për krime lufte në Ukrainë kërkojnë hetim të pavarur.
Deklaratën Guterres e dha gjatë konferencës në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shkruan BBC.
Ai u shpreh i shqetësuar në lidhje me raportet ku dyshohet se ushtria ruse ka kryer krime lufte, teksa shtoi se OKB-ja do të japë ndihmën e saj në adresimin e çështjeve të tilla.
Guterres tha se me Lavrov u zhvillua një diskutim i sinqertë dhe nënvizoi se ka dy qëndrime të ndryshme për atë që po ndodh në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.