OKB: Lufta do të zgjasë derisa Rusia të vendosë për ndalimin e saj

Shpërndaje lajmin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi se lufta në Ukrainë do të zgjasë derisa Rusia të vendosë për ta ndalur atë.
“Lufta nuk do të mbarojë me takime”, tha Guterres për CNN gjatë vizitës së tij këtë të enjte në Kiev.
“Lufta do të mbarojë kur Rusia të vendosë për ta ndalur. Ne mund të kemi takime të tjera, por nuk është kjo mënyra se si do t’i jepet fund luftës”, shtoi ai.
Të martën e kaluar Guterres udhëtoi për në Moskë, ku zhvilloi një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar në lidhje me hapjen e korridoreve humanitare dhe evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit në Ukrainë.
Parimisht Puti u dakordësua për të lejuar Kombet e Bashkuara dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të ndihmuar në evakuimin e civilëve, të cilët ndodhen në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Leave a Reply

Your email address will not be published.