OKB paralajmëron për “pasoja katastrofike” nëse Izraeli shtyn tutje operacionin tokësor në Gaza

0
Shpërndaje lajmin

Komisioneri i Lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk ka paralajmëruar pasoja katastrofike në Gaza nëse Izraeli shtyn më tej me operacione tokësore në shkallë të gjerë.
“Mijëra kanë vdekur tashmë, shumë prej tyre fëmijë. Duke pasur parasysh mënyrën se si janë kryer operacionet ushtarake deri më tani, në kontekstin e pushtimit 56-vjeçar, unë po ngre alarmin për pasojat e mundshme katastrofike të operacioneve tokësore në shkallë të gjerë në Gaza dhe potencialin që mijëra civilë të tjerë të vdes”, ka thënë ai, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Sipas tij, bombardimi i Izraelit ndaj Gazës mbrëmjen e së premtës e çoi “këtë krizë të tmerrshme në një nivel të ri dhune dhe dhimbjeje” dhe se dëmtimi i infrastrukturës së komunikimit e vendosi popullsinë e Gazës në “rrezik të madh”, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *