November 27, 2021

Olaf Scholz merr detyrën e kancelarit gjatë muajit të ardhshëm

Shpërndaje lajmin

Liderët e tri partive që duhet ta formojnë qeverinë e re në Gjermani kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit, ku bazuar në këtë marrëveshje, pritet që muajin e ardhshëm ta marrin pushtetin.

Bazuar në marrëveshjen e koalicionit që e nënshkruan Socialdemokratët (SPD), të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP), ministri i Financave, Olaf Scholz, që ishte kandidat i SPD-së për kancelar, do ta marrë detyrën nga Angela Merkel – që udhëhoqi fuqinë më të madhe ekonomike në Evropë për 16 vjet.

Marrëveshja do t’i prezantohet kryesisë së tri partive, ku të Gjelbrit planifikojnë të konsultohet me anëtarët e saj, derisa SPD-ja tashmë ka paralajmëruar konferencën për 4 dhjetor.

Scholzin e pret një situatë e rënduar – rritja e numrit të rasteve me COVID-19, fushata e vaksinimit dhe kundërshtimet e ashpra të qytetarëve lidhur me masat anti-COVID.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *