Oliver Kahn pranë largimit si CEO i Bayern Munich, klubi dëshiron një tjetër legjendë në këtë rol

0
Shpërndaje lajmin

Atmosfera e përgjithshme brenda Bayern Munich tregon një krizë. Nga ndryshimi i papritur i trajnerit, me Thomas Tuchel që pasoi Julian Nagelsmann, eliminimi në Kupën e Gjermanisë, përplasja e rëndë e Sadio Mane me Leroy Sane dhe deri te eliminimi nga Champions League. Këto hapa tregojnë se gjithçka po shkon keq në këtë klub dhe sigurisht këto nënkuptojnë edhe ndryshime rrënjësore në staf.
E para nga këto raportohet se ka të bëjë me Oliver Kahn. Sipas gazetarit të njohur nga “Sky SportS”, Jan Age Fiertoft, drejtuesit e Bayernit kanë filluar procesin e largimit të 53-vjeçarit nga posti i drejtorit ekzekutiv dhe bëhet fjalër për çështje orësh derisa ky zhvillim të shpallet zyrtarisht.
Sipas të njëjtit raportim, Kahn thuhet se nuk ka fituar kurrë respektin e punonjësve të tij dhe tani, me negativitetin dhe lëkundjet brenda ekipit, atij i mungon mbështetja e nevojshme nga drejtuesit e tjerë.
Tani, Bayern po kërkon pasardhësin e Kahn dhe zgjidhjet janë të ndryshme. Ushtruesi i detyrës së CEO Herbert Hainer pritet të marrë rolin e CEO të përkohshëm, ndërkohë që ekziston skenari i kthimit të Hennes në një rol ekzekutiv. Zgjedhja më ideale në modelin e ish-lojtarëve ikonë të Bayern Munich quhet Philipp Lahm, por rasti i tij nuk është i lehtë tani që kapiteni veteran i kombëtares gjermane ka marrë një pozicion menaxherial në komitetin organizativ të Euro 2024./ h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *